KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia gjen në Vushtrri automjetin e vjedhur në Zhur të Prizrenit, ia kthen pronarit

Policia gjen në Vushtrri automjetin e vjedhur në Zhur të Prizrenit, ia kthen pronarit

Policia e Kosovës ka arritur ta gjejë dhe t’ia kthejë pronarit një automjet të vjedhur në fshatin Zhur të Prizrenit, pas disa muajsh hetime dhe kërkimesh.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ishte raportuar më 14 prill 2026, kur një qytetar kishte denoncuar vjedhjen e automjetit të vëllait të tij, një Mitsubishi Transporter, me ngjyrë të hirtë dhe me targa vendore, i cili ishte marrë nga oborri i shtëpisë.

Pas hetimeve dhe patrullimeve në terren, më 10 tetor 2026, një patrullë policore nga Vushtrria e ka gjetur automjetin në një zonë të thellë malore të fshatit Oshlan. Gjatë kontrollit është konstatuar se automjetit i ishin ndërruar edhe targat.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, automjeti i gjetur i është kthyer pronarit, ndërsa hetimet do të vazhdojnë me qëllim të identifikimit të personave të përfshirë në këtë rast. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.