KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

17 raste të reja me fruth brenda një jave, 203 të konfirmuara që nga prilli

17 raste të reja me fruth brenda një jave, 203 të konfirmuara që nga prilli

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka njoftuar se nga 16 prilli deri më 11 tetor 2026 janë konfirmuar 203 raste me fruth në Kosovë, prej të cilave 17 vetëm gjatë javës së fundit.

Sipas IKShPK-së, mbi 95 për qind e personave të prekur nuk janë të vaksinuar me vaksinën MMR, e cila mbron nga fruthi, shytat dhe rubeola.

Instituti ka bërë thirrje për vaksinimin e fëmijëve, duke theksuar se ai mbetet masa kryesore për parandalimin e sëmundjeve dhe mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe komunitetit.

IKShPK ka bërë të ditur se, krahas vaksinimit të rregullt sipas kalendarit kombëtar, ka intensifikuar edhe vaksinimin e fëmijëve që kanë mbetur pa u vaksinuar në kohën e duhur.

Si rezultat i kësaj fushate, gjatë vitit 2026 janë vaksinuar mbi 3 mijë e 265 fëmijë të moshës 2 deri në 5 vjeç.

IKShPK ka vlerësuar kontributin e prindërve, profesionistëve shëndetësorë dhe institucioneve në rritjen e shkallës së vaksinimit, duke theksuar se vaksinimi është thelbësor për parandalimin e përhapjes së fruthit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.