KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Real Madridi nuk humbë kohë, e “blindon” yllin e skuadrës

Real Madridi nuk humbë kohë, e “blindon” yllin e skuadrës

Real Madridi ka arritur marrëveshje me portierin belg Thibaut Courtois për vazhdimin e kontratës, duke siguruar qëndrimin e tij në Santiago Bernabeu deri në vitin 2028, sipas gazetarit të njohur të transferimeve Fabrizio Romano.

Portieri 34-vjeçar ka kontratë me gjigantin spanjoll deri në qershor të vitit 2027, por marrëveshja e re pritet ta zgjasë bashkëpunimin edhe për një sezon tjetër, deri në qershor të vitit 2028.

Courtois vazhdon të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Real Madridit, ku është portieri i parë i padiskutueshëm që prej transferimit nga Chelsea në vitin 2018.

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin spanjoll, belgu ka luajtur një rol vendimtar në sukseset e klubit, përfshirë triumfet në Ligën e Kampionëve, duke dëshmuar vazhdimisht rëndësinë e tij në ndeshjet më të mëdha.

Vendimi për t’ia zgjatur kontratën tregon besimin e vazhdueshëm të drejtuesve të Real Madridit te përvoja dhe cilësitë e portierit belg, i cili pritet të vazhdojë të jetë një figurë kyçe e skuadrës edhe në sezonet e ardhshme./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.