KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

A mjaftojnë 2 mijë franga për një student në Zvicër? Rrëfimi i studentit nxjerr në pah realitetin zviceran

A mjaftojnë 2 mijë franga për një student në Zvicër? Rrëfimi i studentit nxjerr në pah realitetin zviceran

2 mijë franga i ka në muaj, që t’i menaxhojë e t’i shpenzojë brenda muajit.

Një student, që gazeta zvicerane 20Minuten e ka mbajtur të fshehur identitetin e tuje, duke e etiketuar vetëm si D*, i ka treguar medias se sa është e vështirë që më këtë shumë para ta kalojë muajin, duke qenë se është vetëm student, transmeton Telegrafi.

Ky student, i cili ndjek studimet në një shkollë të lartë pedagogjike, thotë se sfidë për të vazhdojnë të jenë qiraja, sigurimi shëndetësor, ushqimi e transporti, prandaj, menaxhimi i 2 mijë frangave jo gjithmonë është i mundur.

Përveç ndjekjes së ligjëratave dhe përgatitjes për provime, ky student, por edhe të tjerët, duhet të gjejnë mënyra për të mbuluar shpenzimet pa ndikuar në përparimin e tyre akademik.

Prandaj, studentët duhet që shpeshherë të kërkojnë ndihmën e prindërve apo të gjejnë alternativa që të mos mbesin keq gjatë studimeve, por, edhe mos të heqin dorë nga jeta e tyre e ‘rehatshme’./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.