KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Ishin veshur si policë, disa persona hyjnë për të vjedhur një banesë në Elbasan – tentativa nuk i shkon sipas planit

Ishin veshur si policë, disa persona hyjnë për të vjedhur një banesë në Elbasan – tentativa nuk i shkon sipas planit

Një banesë në lagjen “5 Maji” në Elbasan është bërë objekt i një grabitjeje me armë zjarri rreth orës 04:05 të mëngjesit.

Sipas njoftimit, disa persona të paidentifikuar janë futur në banesën e shtetasit L. Z. dhe, nën kërcënimin e armës, i kanë marrë katër telefona celularë dhe një shumë parash.

Gjatë veprimeve hetimore, Policia ka gjetur dhe sekuestruar dy automjete që dyshohet se janë përdorur gjatë ngjarjes, si dhe veshje të ngjashme me uniformat e Policisë.

“Në lagjen “5 Maji”, shtetasi L. Z. ka njoftuar se rreth orës 04:05 të mëngjesit, disa persona të paidentifikuar janë futur në banesën e tij dhe, nën kërcënimin e armës së zjarrit, i kanë marrë 4 telefona celularë dhe një shumë parash.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje. Sapo kanë konstatuar praninë e shërbimeve të Policisë, personat janë larguar në drejtim të zonës kodrinore, duke përfituar nga errësira, dhe kanë braktisur automjetet. Vijon ndjekja për kapjen e tyre.

Në vijim të veprimeve, janë gjetur dhe sekuestruar 2 automjete, të dyshuara se janë përdorur gjatë ngjarjes, veshje të ngjashme me uniformat e Policisë dhe prova të tjera që do t’i shërbejnë grupit hetimor për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, njofton policia.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në ngjarje. /Tch/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.