KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Tobey Maguire kurorëzon martesën e ish-bashkëshortes me miliarderin, në dasmë marrin pjesë yje të Hollywood-it

Tobey Maguire kurorëzon martesën e ish-bashkëshortes me miliarderin, në dasmë marrin pjesë yje të Hollywood-it

Jennifer Meyer, ish-bashkëshortja e aktorit Tobey Maguire, është martuar me partnerin e saj miliarder, Geoff Ogunlesi, pas tre vitesh lidhjeje.

Ceremonia u zhvillua të shtunën në resortin Four Seasons në Lanai, Hawaii, në prani të familjarëve dhe personazheve të njohur, shkruan DailyMail.

Por, ajo që e bëri dasmën edhe më të veçantë ishte roli i vetë Maguire, i cili shërbeu si celebrues i ceremonisë dhe kurorëzoi martesën e ish-bashkëshortes së tij.

Aktori, i cili ishte i martuar me Meyer nga viti 2007 deri në vitin 2020, ka dy fëmijë me të. Ky gjest u konsiderua si një dëshmi e marrëdhënies së mirë që ata kanë ruajtur pas ndarjes.

Meyer, 49 vjeçe, u shfaq me një fustan të bardhë nusërie dhe vello të gjatë, ndërsa bashkëshorti i saj 34-vjeçar zgjodhi një kostum elegant të zi. Çifti shkëmbeu betimet pranë oqeanit, nën një hark të zbukuruar me lule.

Në ceremoni morën pjesë edhe disa emra të njohur, mes tyre Leonardo DiCaprio me partneren Vittoria Ceretti, Courteney Cox, Jeff Bezos me bashkëshorten Lauren Sanchez dhe stilistja Rachel Zoe.

Të pranishëm ishin gjithashtu tre fëmijët e Jennifer Meyer: dy fëmijët që ajo ka me Maguire dhe vajza e vogël nga lidhja me Ogunlesi.

Historia e dashurisë së çiftit nisi në vitin 2023, ndërsa fejesa u bë publike një vit më vonë. Ata u bënë prindër të një vajze disa muaj më parë.

Geoff Ogunlesi vjen nga një familje e pasur; babai i tij, Adebayo Ogunlesi, është avokat dhe investitor nigerian, pasuria e të cilit vlerësohet në rreth 2.3 miliardë dollarë (2.05 miliardë euro). /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.