KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Trajneri e shokon Barcelonën: Jemi Galatasaray, nuk mbrohemi, do të luajmë futboll sulmues

Trajneri e shokon Barcelonën: Jemi Galatasaray, nuk mbrohemi, do të luajmë futboll sulmues

Trajneri i Galatasarayt, Okan Buruk, ka paralajmëruar Barcelonën para përballjes së tyre në Ligën e Kampionëve, duke bërë të qartë se skuadra turke nuk do të fokusohet vetëm në mbrojtje, pavarësisht se katalunasit konsiderohen favoritë.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes që zhvillohet në Stamboll, Buruk pranoi se Barcelona është ndër skuadrat më në formë në botë, por theksoi se Galatasaray do të hyjë në fushë me besim dhe ambicie për të marrë rezultat pozitiv.

“Mund të themi se Barcelona është aktualisht skuadra më në formë në botë dhe të gjithë do t’i konsiderojnë favoritë për këtë ndeshje, por ata do të përballen edhe me një Galatasaray që ka shumë besim”.

Trajneri turk, i cili ka fituar katër tituj të Superligës së Turqisë dhe synon të lërë gjurmë edhe në garat evropiane, insistoi se skuadra e tij nuk do të ndryshojë qasje vetëm për shkak të emrit të kundërshtarit.

“Ne jemi Galatasaray dhe luajmë në fushën tonë! Prandaj, pavarësisht sistemit që përdorim, duhet të jemi agresivë ndaj tyre. Kundër Barcelonës nuk do të mbrohemi vetëm, por do të sulmojmë”.

Galatasaray vjen në këtë përballje pas humbjes 3-1 nga Sporting CP në Lisbonë, ndërsa Barcelona synon të vazhdojë paraqitjet e mira në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja mes Galatasarayt dhe Barcelonës zhvillohet të martën, nga ora 21:00, në stadiumin “Ali Sami Yen” në Stamboll./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.