KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Memorandum bashkëpunimi për të luftuar piraterinë digjitale në Shqipëri

Memorandum bashkëpunimi për të luftuar piraterinë digjitale në Shqipëri

Drejtoresha e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) në Shqipëri, Armela Krasniqi, ka njoftuar se ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela, për forcimin e luftës kundër piraterisë digjitale audiovizive.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka bërë të ditur se marrëveshja synon të krijojë një mekanizëm të qëndrueshëm bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve, për identifikimin dhe dokumentimin e shkeljeve, shkëmbimin e informacionit dhe referimin e rasteve që mund të përbëjnë vepra penale.

Sipas saj, memorandumi vjen në kuadër të përmbushjes së detyrimeve të AMA-s që rrjedhin nga Rezoluta e Kuvendit për vitin 2026.

“Falënderoj Prokurorin e Përgjithshëm për angazhimin në këtë përpjekje të përbashkët, e cila kam bindjen se do të hedhë një gur të ri në themelin e murit që mbron konkurrencën e ndershme dhe kontribuon për një treg audioviziv të standardeve europiane. Për ne në AMA, mbrojtja e të drejtave të transmetimit është një angazhim i vazhdueshëm për të mbrojtur punën e krijuesve, investimet e operatorëve të ligjshëm dhe konkurrencën e ndershme në tregun audioviziv. Pirateria e zhvlerëson këtë punë, dëmton industrinë dhe pengon investimet në përmbajtje cilësore për publikun”,shkroi Krasniqi./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.