KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Nxënësi 14-vjeçar dyshohet se qëlloi me armë drejtorin dhe një mësues në një shkollë në Francë

Nxënësi 14-vjeçar dyshohet se qëlloi me armë drejtorin dhe një mësues në një shkollë në Francë

Një nxënës është arrestuar pasi drejtori dhe një mësues u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në Francën jugore, të hënën në mëngjes.

Nxënësi i klasës së nëntë u ndalua “menjëherë” pas incidentit në shkollën e mesme Lakanal, në qytetin Aubagne, pranë Marsejës, bëri të ditur kryetari i bashkisë, Jean-Pierre Squillari. Mediat franceze raportuan se i dyshuari është 14 vjeç.

Asnjë nxënës nuk u lëndua, ndërsa dy pjesëtarët e stafit arsimor morën trajtim mjekësor për plagët, të cilat nuk paraqesin rrezik për jetën, tha Squillari, transmeton Telegrafi.

Sipas transmetuesit BFMTV dhe gazetës Le Parisien, incidenti nuk besohet të ketë lidhje me protestat e vazhdueshme për kushtet në shkolla. Këto raportime u bazuan në burime të njohura me hetimin.

Ministri francez i Arsimit, Édouard Geffray, konfirmoi se drejtori dhe një mësues ishin plagosur nga të shtënat me armë zjarri në shkollën Lakanal.

“Dy pjesëtarë të personelit të sistemit kombëtar të arsimit, një drejtor dhe një mësues, u plagosën nga të shtënat me armë zjarri këtë mëngjes në shkollën e mesme Lakanal, në Aubagne. Dyshohet se autor është një nxënës”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Geffray pritet ta vizitojë vendin e ngjarjes të hënën pasdite, së bashku me ministrin e Brendshëm, Laurent Nuñez.

Sipas raportimeve, nxënësi hyri në shkollë me armë, pas së cilës u dëgjuan disa të shtëna. Më pas, ai u ndalua nga një pjesëtar i stafit.

Drejtori 53-vjeçar dyshohet se u qëllua në këmbë, ndërsa mësuesi 37-vjeçar u plagos në kofshë.

“Të gjithë nxënësit u mbyllën menjëherë në ambiente të sigurta, brenda pak sekondash”, deklaroi kryetari i bashkisë, Squillari, në një përditësim të publikuar në rrjetet sociale.

Rrethanat dhe motivet e incidentit mbeten objekt hetimi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.