KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

“Shqipëria mike e vërtetë e Izraelit”, Sa’ar: Rama një lideri i jashtëzakonshëm, ka admirimin tim

“Shqipëria mike e vërtetë e Izraelit”, Sa’ar: Rama një lideri i jashtëzakonshëm, ka admirimin tim

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, ka shprehur mirënjohje për Shqipërinë për mbështetjen dhe qëndrimin e saj kundër terrorizmit, antisemitizmit dhe Iranit.

Këto deklarata ai i ka bërë gjatë vizitës në Tiranë, me ç’rast në konferencën e përbashkët për media me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ai ka thënë se Izraeli nuk do ta harrojë kurrë atë që ka bërë Shqipëria.

Shqipërinë, kryediplomati izraelit, e ka vlerësuar si një mike të vërtetë.  

“Shqipëria është një mike e vërtetë e Izraelit. Me zgjedhjet që do të zhvillohen në Izrael nuk është momenti më i lehtë për të udhëtuar, por ishte e rëndësishme të gjeja kohën për të vizituar Shqipërinë. Nuk do ta harrojmë kurrë atë që bëri Shqipëria. Shohim sot të njëjtën qasje morale pas masakrës së 7 tetorit”, ka thënë ai.

Ai ka shprehur admirimin për kreun e qeverisë shqiptare, duke vlerësuar qëndrimin e tij ndaj Izraelit.

“Dua të shpreh admirimin tim të jashtëzakonshëm për kryeministrin Rama, që është, në këndvështrimin tim, një nga udhëheqësit më të jashtëzakonshëm në botën e sotme. Udhëheqja e tij, bindja dhe busulla e palëkundur morale kanë vlerë përtej Ballkanit, përfshirë edhe rajonin tonë. Faleminderit për punën e pareshtur për ta çuar marrëdhënien tonë përpara”, ka thënë ministri izraelit.

Ai është ndaluar edhe te bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve, duke përmendur rritjen e numrit të turistëve izraelitë që vizitojnë Shqipërinë dhe mundësitë për zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

“Numri i vizitorëve izraelitë është rritur në 100 mijë, me shumë shpejtësi dhe në mënyrë të jashtëzakonshme, sepse izraelitët ndihen të sigurt dhe të mirëpritur në Shqipëri. Potenciali për rritje është edhe më domethënës dhe, bazuar në atë që kemi parë, kur vjen turizmi, investimet ndjekin. Duam ta ruajmë këtë moment për të ndërtuar bashkëpunim në energjetikë, ujë, mbrojtje dhe inovacion.”, është shprehur ai.

Gjithashtu, ministri izraelit ka kujtuar marrëveshjen dypalëshe për shëndetësinë, të nënshkruar një vit më parë, ndërsa ka bërë të ditur se palët synojnë ta zgjerojnë partneritetin me një marrëveshje më të gjerë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.