KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Gjendet e pajetë në rezervuar një 82-vjeçare në Shqipëri

Gjendet e pajetë në rezervuar një 82-vjeçare në Shqipëri

Gjendet e pajetë një 82-vjeçare në Bilisht, që sipas të dhënave paraprake, është gjetur e mbytur në një rezervuar në afërsi të qytetit të Bilishtit.

82-vjeçarja ka shfaqur prej disa kohësh probleme me sklerozën ndërsa mësohet se ka qenë e rënduar edhe psikologjikisht pas vdekjes së bashkëshortit dhe dy djemve të saj.

Mësohet se e moshuara jetonte me djalin tjetër, dhe ka qenë ai që e ka gjetur në rezervuar të pajetë, shkruan tch, transmeton Klankosova.tv

Trupi është dërguar në morgun e spitalit të Korçës ndërsa po bëhen veprimet nga ana e policisë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.