Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.
Gjatë takimit, ambasadori Malaj e ka uruar Shiroka-Pulën për zgjedhjen në detyrën e Presidentes, duke shprehur shpresën se gjatë mandatit të saj do të intensifikohen më tej marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Sipas njoftimit, Presidentja Shiroka-Pula ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes së ndërsjellë mes dy shteteve.
Ajo ka nënvizuar se, përveç rritjes së koordinimit në politikën e jashtme, Kosova pret mbështetje të fuqishme nga Shqipëria në rrugëtimin euroatlantik dhe në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
Në fund të takimit, të dy bashkëbiseduesit janë pajtuar për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.


