KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Investim prej 41 milionë eurosh për modernizimin e shëndetësisë publike në Kosovë

Investim prej 41 milionë eurosh për modernizimin e shëndetësisë publike në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se marrëveshjet e nënshkruara sot me Bankën Evropiane të Investimeve (EIB) dhe Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës (CEB) shënojnë një tjetër hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të sistemit tonë shëndetësor, përmes investimeve në QKUK, spitalet rajonale dhe Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Sipas tij, në fazën e dytë të projektit parashihen investime të tjera në infrastrukturën shëndetësore, përfshirë ndërtimin e korridoreve të ngrohta ndërmjet klinikave të QKUK-së, përmirësimin e qasjes për personat me aftësi të kufizuara dhe ndërtimin e Qendrës së Hospisit, për të cilën tashmë është ndarë lokacioni.

“Kjo qendër do të ofrojë kujdes paliativ, lehtësim të dhimbjes dhe mbështetje dinjitoze për pacientët në fazë terminale dhe familjet e tyre. Mirënjohës ministrit të Financave, Hekuran Murati, dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme në fuqizimin e shëndetësisë publike në Republikën e Kosovës! Spitale më moderne, teknologji më e avancuar dhe kujdes shëndetësor më cilësor e më i qasshëm për çdo qytetar”, ka shkruar Vitia. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.