KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Presidentja pret ambasadorin Malaj, kërkon mbështetjen e Shqipërisë për integrimin euroatlantik të Kosovës

Presidentja pret ambasadorin Malaj, kërkon mbështetjen e Shqipërisë për integrimin euroatlantik të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë, Petrit Malaj.

Gjatë takimit, ambasadori Malaj e ka uruar Shiroka-Pulën për zgjedhjen në detyrën e presidentes, duke shprehur shpresën për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve.

Sipas njoftimit, Presidentja Shiroka-Pula ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes së ndërsjellë mes Kosovës dhe Shqipërisë.

"Ajo nënvizoi se, përveç rritjes së koordinimit në sferën e politikës së jashtme, Kosova pret mbështetje të fuqishme nga Shqipëria edhe në rrugëtimin euroatlantik dhe në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të dyanshëm", thuhet në njoftim./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.