KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Përmbyllet me sukses ushtrimi fushor “VALOR SHIELD 2026” i Operacioneve Speciale të FSK-së

Përmbyllet me sukses ushtrimi fushor “VALOR SHIELD 2026” i Operacioneve Speciale të FSK-së

Operacionet Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në bashkëpunim me partnerët strategjikë nga ShBA-ja, Shqipëria dhe Kroacia, kanë përmbyllur me sukses ushtrimin fushor “VALOR SHIELD 2026”.

Ushtrimi u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet e tjera të sigurisë në Kosovë, me fokus në avancimin e kapaciteteve operacionale dhe rritjen e gatishmërisë profesionale të forcave pjesëmarrëse, transmeton Klankosova.tv.

Sipas njoftimit, aktiviteti u përqendrua në zhvillimin e aftësive në fushën e luftës jokonvencionale, testimin e kapaciteteve profesionale dhe specialistike, si dhe forcimin e ndërveprueshmërisë ndërmjet njësive pjesëmarrëse.

Një tjetër objektiv i rëndësishëm i ushtrimit ishte harmonizimi i procedurave dhe standardeve të Operacioneve Speciale ndërmjet partnerëve, me synim rritjen e efektivitetit dhe koordinimit gjatë operacioneve të përbashkëta.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.