KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dyshimet e Policisë: Remzi Arifi iku në Serbi (VIDEO)

Dyshimet e Policisë: Remzi Arifi iku në Serbi (VIDEO)

Të dilën, një rast i rëndë tronditi Pogragjën e Gjilanit.

Remzi Arifi dyshohet se qëlloi për vdekje të birin, 29-vjeçar dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Burime të Klankosova.tv kanë bërë të ditur se vetura e të dyshuarit është gjetur në zonën e fshatit Sllubicë, ndërsa i njëjti është ende në arrati.

Nga ana tjetër, gazetarja e Klan Kosovës, Vesa Hoda bëri të ditur se nga komunikimet me zyrtarë policorë, të njëjtit dyshojnë se dorasi ka ikur në Serbi.

Kujtojmë se burime pranë familjes, kanë treguar për Klankosova.tv se nëna ka dëgjuar dy krisma, ka parë burrin e saj teksa ikte, ndërsa djalin e kishte gjetur në një dhomë të mbuluar me batanije.

Shënim: Personi i përmendur prezumohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.