KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Çitaku pas reagimit të Marta Kos: Kosova kërkon drejtësi, ligji për Specialen synon ta kthejë procesin në binarë të drejtë

Çitaku pas reagimit të Marta Kos: Kosova kërkon drejtësi, ligji për Specialen synon ta kthejë procesin në binarë të drejtë

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka folur për media.

Ajo ka thënë se në agjendën e Kuvendit të Kosovës, dy gjëra janë të rëndësisë së veçantë, procesi i Apelit dhe Këshilli i Evropës.

Çitaku ka komentuar edhe reagimin e Marta Kos për ligjin për Specialen.

“Eshtë normale që ndonjëherë me miq të kemi mospajtime, por besoj që do të kemi kohë që të bisedojmë me përfaqësuesit e BE-së dhe t’ia sqarojmë vullnetin politik të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Kosova me ligj dhe vullnet kërkon drejtësi, ne nuk po kërkojmë t’i ikim drejtësisë por po synojmë që procesin e devijuar të deformuar ta kthejmë në binare të drejtë. Kosova është partnere, partnerët diskutojnë dhe debatojnë dhe ne besojmë që në fund do t ëketë pajtueshmëri”, ka thënë ajo.

Çitaku ka thënë se ajo beson që do të kenë mjaftueshëm kohë për të ridefinuar agjendën legjislative.

“Për ne është shumë e rëndësishme diplomacia parlamentare posaçërisht në dy pika, në mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës së popullit të Kosovës për liri e shtet dhe e dyta anëtarësimi  i Kosovës në Këshillin e Evropës. Është e rëndësishme me aleatë të diskutojmë, ta sqarojmë me BE-në çka ky ligj kërkon sepse ai kërkon drejtësi dhe një proces të deformuar ta kthej në binarë”, ka shtuar Çitaku. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.