Ka ndërruar jetë politikani kosovar, Nexhat Daci, i cili ka shërbyer si Kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe, përkohësisht, si President në detyrë pas vdekjes së Ibrahim Rugovës në vitin 2006.
Daci ishte gjithashtu themelues i Lidhjes Demokratike të Dardanisë dhe ka mbajtur një rol të rëndësishëm në politikën kosovare edhe pas përfundimit të mandatit si kryeparlamentar. Aktiviteti i tij politik ka lënë gjurmë në zhvillimin institucional dhe parlamentar të vendit.