KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kryesia e Kuvendit nis mbledhjen e radhës

Kryesia e Kuvendit nis mbledhjen e radhës

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka filluar mbledhjen e radhës, raporton Ekonomia Online.Në këtë mbledhje do të shqyrtohen disa pika dhe do të vendoset për seancën e radhës.

Rendi i ditës:

Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës: miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, përzgjedhja e dy (2) anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, formimi i Komisionit Ad Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet joshumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës, propozimi i GP-së së Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.