KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nis me mbi 30 minuta vonesë mbledhja e KPM-së

Nis me mbi 30 minuta vonesë mbledhja e KPM-së

Mbledhja e Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), e planifikuar të nisë në orën 10:00, ka filluar me 32 minuta vonesë.

Ndër pikat kryesore të rendit të ditës janë rekomandimet për ripërtëritjen e licencave të Radio Club FM dhe Radio Helix, si dhe kërkesat për ndryshime të pronësisë në Kosova MTV dhe Turbo Channel, si dhe në Kanal 10 dhe Radio 10, raporton RTKlive.

Në kuadër të çështjeve të licencimit, KPM-ja do të shqyrtojë edhe rekomandimet për harmonizimin e formatit të programit të Radio 7, Radio 7 Kosova dhe Radio Ferizaj, si dhe kërkesën për ndryshimin e lokacionit të Radio Okarinës. Në rend dite është përfshirë edhe një kërkesë për lejimin e transmetimit eksperimental.

Një pjesë e mbledhjes do t'u kushtohet rasteve ligjore që lidhen me respektimin e kushteve dhe rregulloreve të KPM-së. Në mesin e tyre janë rastet e A2CNN Kosova dhe Kristal TV, si dhe ankesat e Radio Dukagjinit dhe Radio Fontanës ndaj Radio Klan Kosova FM-Deçan.

Komisioni do të trajtojë edhe rastet e disa mediave për mospagesën e tarifës së licencës. Në këtë listë përfshihen TV Zoom, ISP Broadcast, Klina TV, Opentel, TV Arta, Radio 24, TV Koha Vision, TV Liria, Radio Dukagjini, Radio Energji, Radio Kent FM 2, Radio Shqip FM, Rahovec Chanel, TV Opinion, TV Prizren, TV Vali dhe TVR.

Sipas agjendës, gjatë mbledhjes do të shqyrtohen edhe çështje të tjera, përfshirë raportin e auditimit të performancës dhe caktimin e datës së mbledhjes së radhës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.