KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Kallas: BE-ja do ta mirëpresë armëpushimin energjetik kur të zbatohet edhe nga Rusia

Kallas: BE-ja do ta mirëpresë armëpushimin energjetik kur të zbatohet edhe nga Rusia

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka deklaruar se BE-ja do ta mirëpresë njoftimin për një armëpushim energjetik mes Rusisë dhe Ukrainës, kur ai të zbatohet edhe në praktikë.

“Ne ende nuk kemi parë që edhe Rusia do t’i përmbahet këtij armëpushimi”, ka thënë Kallas gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së.

Ajo ka përsëritur gjithashtu thirrjen drejtuar Shteteve të Bashkuara që të vendosin sanksione ndaj Rusisë, me qëllim përfundimin e luftës në Ukrainë.

“Ne do t’i bënim thirrje SHBA-së që të vendosë sanksionet, në mënyrë që të mund ta përfundojmë luftën”, ka deklaruar Kallas, raporton BBC.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.