Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Justina Shiroka Pulën, pas zgjedhjes së saj presidente e Republikës së Kosovës.
Në një njoftim, Ambasada Amerikane ka ritheksuar përkushtimin për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës në avancimin e prioriteteve të përbashkëta.
“Ambasada Amerikane mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës në avancimin e prioriteteve të përbashkëta, përfshirë paqen dhe stabilitetin rajonal, si dhe prosperitetin e ndërsjellë”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

