Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është deklaruar pas zgjedhjes së presidentes, Justina Shiroka Pula.
Ambasada përmes një publikimi të fundit tha se pret me kënaqësi të bashkëpunojë me presidenten e sapozgjedhur të Kosovës.
Po ashtu u tha se ambasada amerikane mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës në avancimin e prioriteteve të përbashkëta, përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë.
Presidentja Shiroka-Pula ka pritur sot në takim një prej zyrtareve të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë./Lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

