KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sot, temperaturat deri në 18 gradë

Sot, temperaturat deri në 18 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë kësaj jave, vendi ynë do të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm, me vranësira, intervale me diell dhe reshje shiu, të cilat pritet të jenë veçanërisht të pranishme të martën dhe të premten.

Temperaturat do të pësojnë luhatje, ndërsa era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe verilindja, me intensitet të ulët deri mesatar, shkruan Zeri.info.

Sipas IHMK-së, sot në vendin tonë moti do të jetë i vranët, me intervale kohore me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 e 9 gradë celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 13 e 18 gradë celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1 deri në 3 metra për sekondë. /Zëri

Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.