Një rast i pazakontë ka ndodhur ditëve të fundit në Mitrovicën e Jugut.
Kjo për shkak se, siç raporton gazetari korrespodent i Klan Kosova, Urall Boshnjaku, është rast që në kushte normale do të ndodhte në veri të vendit, transmeton Klankosova.tv.
“Dyshohet se çifti prej dy serbëve, njëri prej të cilëve ka edhe dokumente kosovare, kanë qenë të përfshirë në sulmin ndaj një personi tjetër, si pasojë e një borxhi që kishin në diskutim ndërmjet vete, e që në përleshje nuk janë përdorur vetëm grushti e shuplaka, por janë përdorur edhe mjete të rënda dhe një prej. Serbi kosovar është arrestuar nga policia dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa gruaja e cila ka shkepur disa shuplaka, është intervistuar nga policia dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, derisa viktima, i cili po ashtu është i etnisë serbe, ka marrë trajtim mjekësor”, u shpreh Boshnjaku në emisioni “Ora Shtatë”

