KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ekstradohet nga Gjermania kosovari i kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar

Ekstradohet nga Gjermania kosovari i kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar

Policia e Kosovës, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, të premten ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar Sh.H., nga Gjermania për në Kosovë në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të PK-së dhe institucionet e drejtësisë.

Sipas njoftimit, ai ka qenë i kërkuar përmes Interpol-it në lidhje veprën penale të shitblerjes së drogës.

“I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet gjermane pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge…’”, kanë thënë Policia.

I dyshuari pas ekstradimit u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Prishtinës për vazhdim me procedurat tjera ligjore. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.