KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Korenica: Jap gjithçka në fushë, e rëndësishme vetëm të luaj

Korenica: Jap gjithçka në fushë, e rëndësishme vetëm të luaj

Futbollisti kosovar i FCSB-së, Meriton Korenica ka dhënë një intervistë për Digi Sport të Rumanisë pasi u kthye nga kampanja me kombëtaren në Ligën e Kombeve.

“Më së miri ndihem në fushë”, ka pohuar kosovari për mediumin rumun.

Ai foli edhe për ligën rumune duke thënë që aty nuk ka kundërshtarë të lehtë.

“Në Superligë nuk ka kundërshtarë të lehtë. Kam luajtur kundër Oțelul me CFR-në. Mendoj se po përgatitemi shumë mirë për këtë ndeshje dhe FCSB duhet të fitojë”.

Korenica tha se jep gjithçka në fushë dhe nuk i bën fare se në cilën pozitë e vë trajneri.

“E rëndësishme është vetëm të jem në lojë, jap gjithçka në çdo pozitë. Ndonjëherë luaj si anësor i majtë, ndonjëherë si numër 10, numër 8, madje edhe numër 6, si dhe anësor i djathtë”.

“Përpiqem të jap maksimumin kudo. Ndoshta mund të luaj edhe si sulmues, nuk e di”.

Koreniuca nuk ishte pjesë e listës për ndeshjet kundër Irlandës dhe ndeshjen e parë ndaj Austrisë, ndërsa kundër Izraelit qëndroi në bankën rezervë pa u aktivizuar.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.