KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Deputeti shqiptar në Gjenevë: Jemi kritikuar ashpër për mbështetjen ndaj UÇK-së (VIDEO)

Deputeti shqiptar në Gjenevë: Jemi kritikuar ashpër për mbështetjen ndaj UÇK-së (VIDEO)

Deputeti shqiptar në kantonin e Gjenevës, Leonard Ferati, ka deklaruar se është përballur me kritika nga partitë e së djathtës ekstreme në Zvicër për mbështetjen publike ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duke folur në emisionin “Diaspora” në Klan Kosova, Ferati tha se disa persona e kanë akuzuar për mbështetjen ndaj atyre që ata i konsiderojnë kriminelë lufte, por theksoi se këto kritika nuk e kanë penguar.

Ai i cilësoi këto qëndrime si pjesë të narrativave që, sipas tij, burojnë nga propaganda serbe dhe qarqet e së djathtës ekstreme.

Ferati theksoi se zhvillimet gjyqësore që lidhen me luftën në Kosovë mund të ndikojnë në perceptimin ndërkombëtar për luftën çlirimtare dhe pavarësinë e vendit.

Ndiqeni deklarimin e tij:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.