KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shtetasi i Kosovës kapet duke kontrabanduar 7 gjarpërinj nga Greqia në Maqedoninë e Veriut

Shtetasi i Kosovës kapet duke kontrabanduar 7 gjarpërinj nga Greqia në Maqedoninë e Veriut

Një shtetas i Kosovës ka tentuar të kontrabandojë shtatë gjarpërinj nga Greqia në Maqedoninë e Veriut.

 Sipas autoriteteve doganore maqedonase, gjarpërinjtë janë zbuluar në pikën kufitare “Bogorodica”, të fshehur në një kuti dhe shami nën ulësen e automjetit që drejtohej nga i dyshuari.

Sipas njoftimit, në mesin e shtatë gjarpërinjve kishte dy pitonë qilimorë (Carpet Python), një piton bishtshkurtër (Short-tailed Python), një piton qilimor të Bredlit (Bradley’s Carpet Python), një gjarpër miu mbretëror kinez (Chinese King Rat Snake), një piton rrjetor super xhuxh (Super Dwarf Reticulated Python) dhe një gjarpër helmues të njohur si “Baron’s Racer”, shkruan mediat maqedonase, transmeton Klankosova.tv

Autoritetet kanë bërë të ditur se tregtia me speciet e mbrojtura rregullohet me leje të posaçme, në përputhje me Konventën për Tregtinë Ndërkombëtare të Specieve të Rrezikuara të Faunës dhe Florës së Egër (CITES).

Gjarpërinjtë do t’u dorëzohen institucioneve kompetente, ndërsa ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.