KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Protesta në Bruksel për ish-krerët e UÇK-së, organizatorja: Presim lirimin e çlirimtarëve (VIDEO)

Protesta në Bruksel për ish-krerët e UÇK-së, organizatorja: Presim lirimin e çlirimtarëve (VIDEO)

Organizatorja Ornela Prifti ka deklaruar nga protesta në Bruksel se mijëra shqiptarë janë mbledhur para Parlamentit Evropian për të kundërshtuar aktgjykimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo tha në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, se mesazhi i protestuesve është i qartë, duke kërkuar që drejtësia të vihet në vend dhe procesi gjyqësor të zhvillohet me respektimin e të gjitha kushteve ligjore.

“Mesazhi ka qenë i qartë, siç po e dëgjoni: ‘UÇK, jo në emrin tonë’, që drejtësia të vihet në vend dhe të ketë një proces sa më të denjë, me respektimin e çdo kushti ligjor që duhet. Janë mijëra njerëz që janë mbledhur këtu, para Parlamentit Evropian, për të thënë ‘Jo në emrin tim’ dhe ‘Liria ka emër’. Ne të gjithë duam që çlirimtarët tanë të lirohen sa më shpejt”, ka deklaruar Prifti./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.