KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Prizreni me furnizim të reduktuar me ujë, shkak ndërprerja e rrymës

Prizreni me furnizim të reduktuar me ujë, shkak ndërprerja e rrymës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se disa pjesë të qytetit të Prizrenit do të përballen me ndërprerje të përkohshme dhe furnizim të pjesshëm me ujë, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në stacionet e pompimit Galeria 1 dhe Galeria 2.

Sipas njoftimit, pa furnizim të rregullt me ujë mund të mbesin pjesërisht lagjet Kurillë, Bazhdarhane, Dardania, Nënkalaja, Tusuz, Tabakhane dhe Haqamahalla, si dhe rrugët Pal Paluca e Janina dhe zona e Shatërvanit.

"Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve deri në rikthimin e energjisë elektrike dhe normalizimin e furnizimit me ujë", thuhet në njoftimin e KRU-së./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.