KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kryeterroristi i Banjskës: Radojçiq shfaqet krah Vuçiqit në fushatë (VIDEO)

Kryeterroristi i Banjskës: Radojçiq shfaqet krah Vuçiqit në fushatë (VIDEO)

Organizatori i sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, Milan Radojiciq, i cili ka edhe fletëarrest ndërkombëtar, u pa në një tubim elektoral të ish presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Millan Radojçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, me shumë truproja, erdhi për t'i dhënë mbështetje Aleksandar Vuçiqit, që po garon për t'u bërë kryeministër në Serbi.

Me kryeterroristin i cili kërkohet edhe me urdhërarrest të Interpolit, dhe Bashkimi Evropian, NATO e Amerika i kërkojnë Beogradit, që ta vë para drejtësisë është dhe djali i ish-presidentit të këtij shteti, tash synues i postit të kryeqeveritarit.

Ndërkohë vetë kryetari i Listës Serbe, deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Zlatan Elek, të premten pasdarke mori pjesë në një debat që flet për premtimet e partive në fushën e shëndetësisë për zgjedhjet në Serbi.

Elek, që thotë se nuk është më deputet në parlamentin kosovar, atje foli në emër të partisë së Vuçiqit, e si drejtor i spitalit në Mitrovicë, që funksionon nën sistemin serb.

Në mesin e folësve në tubimet e partisë pushtetare serbe u pa para një jave edhe shtetasi francez, Arno Gujo, një përkrahës i flaktë i politikave nacionaliste serbe, që mban poste në instutucionet e atjeshme.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.