Deputetët e Kosovës pas shumë përpjekjeve arritën konstituimin e institucioneve të vendit.
Pas përfundimit të krizës për president, Kuvendi do të mirret me agjenden e përcaktuar, veç një subjekt politik kërkon që një çështje të ketë përparësi.
Me funksionalizimin e parlamentit, edhe Aleanca paralajmëron se do ta përballë ekzekutivin në disa tema.
Tek ligjvënësit gjatë tetorit pritet të sjellet edhe buxheti i shtetit, për të cilin Vetëvendosjes i kërkohet të merren parasysh edhe kërkesat e partive tjera.
Nga mazhoranca kërkohet që të mos injorojë propozimet nga subjektet që nuk janë në pushtet.
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ku do të caktohen edhe pikat për javën tjetër, do të mbahet të hënën.
Burimi: klankosova.tv ↗

