KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Çitaku: Fushata e VV-së kundër Fidan Jupollit është e turpshme dhe e papranueshme

Çitaku: Fushata e VV-së kundër Fidan Jupollit është e turpshme dhe e papranueshme

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas etiketimeve dhe kërcënimeve ndaj Fidan Jupollit, autorit të emisionit satiriko-politik “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se Jupolli gjatë karrierës së saj politike e ka kritikuar disa herë, madje sipas saj, më shpesh atë dhe subjektin e saj politik.

Çitaku e ka cilësuar të papranueshme fushatën ndaj Jupollit, duke shkruar se mospajtimi me një gazetar nuk mund të jetë arsye për sulme, linçim apo frikësim të tij.

"Gazetarët nuk janë aty për t’i bërë qejfin pushtetit. Janë aty për të bërë pyetje, për të kërkuar llogari dhe për të kritikuar, edhe kur kritika është e pakëndshme për ta. Prandaj, fushata linçuese e VV kundër Fidan Jupollit është e turpshme dhe e papranueshme. Mospajtimi me një gazetar nuk mund të jetë arsye për ta sulmuar, linçuar apo frikësuar atë. Demokracia nuk matet me mënyrën se si i trajtojmë ata që pajtohen me ne, por me mënyrën se si i trajtojmë ata që na kritikojnë. Liria e medias nuk është privilegj i gazetarëve. Është e drejtë e qytetarëve dhe kusht i demokracisë", shkroi Çitaku./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.