Kamatat po shtrenjtohen sërish.
Kredimarrësit kosovarë do të përballen me rritje të normës së interesit, për shkak se Banka Qendrore Evropiane ka rritur Euriborin në 2.5 për qind, me qëllim të frenimit të inflacionit.
Kjo rritje vlen për 30 për qind të kredive që kanë normë të ndryshueshme, ku përfshihen më së shumti kreditë biznesore.
Për këtë arsye, një ekspert vlerëson se bizneset mund t’i shtrenjtojnë produktet.
Prandaj, rekomandohen politika evropiane për të ndihmuar këtë sektor dhe për të frenuar rritjen e kostos.
Në anën tjetër, 70% e kredive të tjera që kanë normë fikse nuk mund të preken nga kjo rritje e Euriborit.
Për më shumë, ndiqni kronikën:
Burimi: klankosova.tv ↗

