Real Madridi ka marrë një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Villarrealit, por pa bindur me lojën e zhvilluar në këtë përballje të La Ligës.
“Mbretërit” arritën të siguronin tri pikët me golin e Yan Diomande, ndërsa nga minuta e 73-të luajtën me një lojtar më pak, pasi Vinicius Junior u përjashtua me karton të kuq.
Villarreali nuk arriti ta shfrytëzonte epërsinë numerike në fushë për të ndryshuar rezultatin, duke u larguar pa pikë nga kjo ndeshje.
Me këtë fitore, Real Madridi renditet në vendin e tretë, gjashtë pikë prapa liderit Barcelonë, ndërsa Villarreali mbetet në vendin e 11-të me tetë pikë.
Në xhiron e ardhshme, Reali do të përballet me Sevillan, kurse Villarreali do të presë Elchen.
Burimi: klankosova.tv ↗

