KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sekuestrohet drogë, armë zjarri e municion në Grabovc të Obiliqit

Sekuestrohet drogë, armë zjarri e municion në Grabovc të Obiliqit

Policia ka sekuestruar para të gatshme, një armë zjarri, municion dhe një sasi të dyshuar të substancave narkotike në fshatin Grabovc të Obiliqit.

Rasti, siç thuhet, është zbuluar sot rreth orës 16:00, gjatë një pike kontrolli, kur zyrtarët policorë kanë ndaluar dhe kontrolluar një automjet. Një person është shoqëruar në polici për procedura të mëtejme.

Për rastin është iniciuar procedurë për veprat penale të mbajtjes së paautorizuar të armës dhe posedimit të paautorizuar të narkotikëve.

“Veprimet e mëtejme po ndërmerren në koordinim me prokurorin e shtetit”, thotë PK./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.