KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Përveç protestave, duhet të fillojë lobimi për aktgjykimin në Hagë” (VIDEO)

“Përveç protestave, duhet të fillojë lobimi për aktgjykimin në Hagë” (VIDEO)

Shqiptarët e mërgatës në Belgjikë protestuan dje kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Organizatori i protestës, Ismet Ademi, tha në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova se, përveç protestave, duhet të nisë edhe lobimi në institucionet evropiane për çështjen e ish-krerëve të UÇK-së.

“Përveç protestave dhe gjithë atyre aktiviteteve të mërgatës ose të popullit shqiptar të Kosovës, duhet të merret edhe një veprim tjetër, të lobohet në Bashkimin Evropian, në institucionet e Evropës dhe në të gjitha instancat më të larta, që të tregohet se ky gjykim për çlirimtarët tanë është i padrejtë”, tha Ademi.

Ai bëri të ditur se synojnë të takojnë deputetë të Parlamentit Evropian dhe përfaqësues të Komisionit Evropian, me qëllim që përmes takimeve dhe angazhimeve të tjera të shtyjnë përpara këtë çështje./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.