KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

SHBA-ja dënon sulmet në Arabinë Saudite, reagon presidenti Trump

SHBA-ja dënon sulmet në Arabinë Saudite, reagon presidenti Trump

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar sulmin e fundit në Aeroporin e Riadit në Arabinë Saudite.

Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë grupi i rebelëve Huthi.

Lidhur me këtë sulm ka reaguar edhe presidenti amerikan, Donald Trump, duke mos përjashtuar mundësinë që SHBA-ja t’i bashkohet Arabisë Saudite për kryerjen e sulmeve ndaj Huthit.

"Mund ta bëjmë. Do ta shqyrtojmë çështjen. Sapo morëm vesh për sulmin e fundit, ndaj do të marrim një vendim. Ne veprojmë shumë shpejt.", ka thënë Trump të dielën.

Kurse, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i ka dënuar ashpër sulmet e fundit ndaj Arabisë Saudite, ndërsa ka konfirmuar se një shtetas amerikan kishte humbur jetën gjatë këtyre goditjeve.

Si pasojë e këtij sulmi, të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe mbi 300 janë plagosur.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.