KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“E mjera Serbi”, ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për ‘valvitjen e flamurit serb mbi Prizren’

“E mjera Serbi”, ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për ‘valvitjen e flamurit serb mbi Prizren’

Ish-ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, ka reaguar pas deklaratës së zëvendëskryeministrit serb, Ivica Daçiq, se “flamuri serb do të valvitet mbi Prizren”, të bërë gjatë një tubimi zgjedhor.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Roth i ka kritikuar pretendimet territoriale ndaj një shteti fqinj, duke thënë se një qasje e tillë e largon Serbinë nga rruga drejt Bashkimit Evropian. Ai ka kërkuar po ashtu që BE-ja të mos i japë më para Serbisë.

“E mjera Serbi! Ivica Daçiq dëshiron që flamuri serb të valvitet mbi Prizren. Pretendimet territoriale ndaj një fqinji më lënë pa fjalë. Votuesit serbë duhet ta dinë se për çfarë po vendosin më 25 tetor. Kjo rrugë çon drejt luftës. Nuk çon drejt BE-së. Nuk duhet të ketë më para të BE-së për Serbinë!”, ka shkruar Roth në X./Klankosova.tv

Poor Serbia! Ivica Dačić wants the Serbian flag flying over Prizren. Territorial claims against a neighbour leave me speechless. Serbian voters should know what they are deciding on 25 October. This path leads to war. It does not lead into the EU. No more EU money for Serbia! https://t.co/ClD02n4Sy1

— Michael Roth 🇪🇺🇺🇦🇮🇱🇬🇪 (@MiRo_SPD) October 11, 2026

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.