KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Polonia arreston një person të dyshuar për planifikimin e atentatit ndaj kryeministrit Tusk

Polonia arreston një person të dyshuar për planifikimin e atentatit ndaj kryeministrit Tusk

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka bërë të ditur se është arrestuar një person i dyshuar për planifikimin e një atentati ndaj tij dhe ministrit të Mbrojtjes.

Ministria e Brendshme e vendit kishte raportuar më herët se policia kishte marrë informacione të besueshme për sulme të mundshme ndaj Tuskut dhe Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Shërbimet e sigurisë mbajtën një takim të jashtëzakonshëm të dielën, pasi morën informacione për sulmet e planifikuara. Një zëdhënës tha se zyrtarët po e trajtonin kërcënimin me “seriozitet maksimal”.

Tusk falënderoi policinë për “veprimin e shpejtë dhe vendimtar” në arrestimin e të dyshuarit.

I dyshuari, shtetas polak, u arrestua në rajonin e Silesisë së Poshtme, bëri të ditur për mediat lokale Jacek Dobrzynski, zëdhënës i Koordinatorit të Shërbimeve Speciale.

“Në këtë rast, bëhet fjalë për një gjasë të lartë që këto kërcënime të mund të realizohen”, tha ai.

Plani u zbulua pasi Shërbimi i Mbrojtjes së Shtetit, përgjegjës për sigurinë e ministrave, ia përcolli policisë një email që përmbante informacione për sulmin e mundshëm, tha Karolina Galecka, zëdhënëse e Ministrisë së Brendshme.

Tusk është kryeministër i Polonisë që nga viti 2023, pasi e kishte mbajtur këtë detyrë edhe nga viti 2007 deri më 2014.

Ai shërbeu si president i Këshillit Evropian nga viti 2014 deri më 2019. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.