KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Sassuolo ndal Milanin, Aro Muriqi shkëlqen me nëntë intervenime

Sassuolo ndal Milanin, Aro Muriqi shkëlqen me nëntë intervenime

Milani nuk arriti të marrë fitoren ndaj Sassuolos, me ndeshjen që përfundoi në barazim, pavarësisht se kuqezinjtë kaluan të parët në epërsi.

Adrien Rabiot shënoi për Milanin, por vetëm gjashtë minuta më vonë, Cas Odenthal barazoi rezultatin për vendasit.

Një nga protagonistët kryesorë të ndeshjes ishte portieri i Kosovës, Aro Muriqi, i cili me nëntë intervenime, katër prej tyre ndaj rasteve ideale për gol, ndihmoi Sassuolon të shmangte humbjen.

Pas këtij barazimi, Milani mbetet me 12 pikë në vendin e katërt, me katër pikë më pak se lideri Inter, ndërsa Sassuolo numëron tetë pikë.

Në javën e ardhshme, Milani do të presë Atalantën, kurse Sassuolo do të luajë në udhëtim ndaj Frosinones.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.