KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Oprah Winfrey zbuloi se për humbje peshe ia uli po ashtu dëshirën për alkool

Oprah Winfrey zbuloi se për humbje peshe ia uli po ashtu dëshirën për alkool

Oprah Winfrey ka zbuluar se medikamenti për humbje peshe GLP-1, të cilin nisi ta përdorte në 2023, papritmas i ka ulur dëshirën për të pirë alkool.

Në një intervistë të re për People, themeluesja e OWN foli hapur për mënyrën se si ky medikament, që ajo e përdor për rreth dy e gjysmë vite, ka transformuar marrëdhënien e saj me ushqimin dhe ushtrimet fizike, përveçse i ka zhdukur shijen për alkool.

“Fakti që nuk kam më dëshirë për të është me të vërtetë i mahnitshëm,” tha Winfrey.

Legjenda e talk-show-ve, e cila do të mbushë 72 vjeç muajin e ardhshëm, pranoi se dikur ishte në gjendje të “pinte më shumë se të gjithë në tavolinë” dhe se “ishte shumë fanse e tekila-s”.

“Një natë kam pirë 17 shota”, tha ajo. “Nuk kam pirë asnjë gotë prej vitesh. Fakti që nuk kam më dëshirë për të, është me të vërtetë i mahnitshëm”.

Ajo gjithashtu u shpreh hapur për përpjekjet e saj me peshën dhe se më parë mendonte se sfidat e saj lidhen me disiplinën dhe forcën e vullnetit.

“Mendoja se ishte çështje disipline dhe vullneti. Por ndalova së fajësuari vetveten,” i tha ajo People, duke shpjeguar se në fund kuptoi se po përballej me obezitet dhe kishte nevojë për ndihmë mjekësore.

Në peshën e saj më të madhe, Winfrey peshoi rreth 107.5 kg. Ajo zbuloi se ishte pre-diabetike dhe kishte kolesterol të lartë, pavarësisht përpjekjeve për të pranuar trupin e saj më të madh.

“Nuk isha e shëndetshme në rreth 95.5 kg”, tha ajo, duke theksuar se treguesit e shëndetit e bënin të qartë se diçka duhej të ndryshonte.

Që nga fillimi i përdorimit të medikamentit, Winfrey thotë se nuk ka më obsesion me ushqimin dhe ka filluar të përqafojë ushtrimet për herë të parë në jetën e saj.

Ajo tani ushtron rreth dy orë në ditë, gjashtë ditë në javë, duke bërë shëtitje, kardio ose stërvitje për forcë.

Ndërsa afrohet dita e saj e 72-të e lindjes, ajo tha se ka kaluar nga të shikonte ushtrimet si një ndëshkim, te të bëjë me kënaqësi “side-planking dhe deadlifting.”

“Nuk po ndëshkoj më veten vazhdimisht,” shpjegoi ajo. “Pak a shumë nuk e njoh gruan që jam bërë. Por ajo është një grua e lumtur.”

Winfrey tha se ndaloi shkurtimisht injeksionet në fillim të vitit 2024, duke vazhduar të ushqejë shëndetshëm dhe të stërvitet – por pësoi shtim peshe.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.