KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme

Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme

Gjatë javës së ardhshme pritet mot i ndryshueshëm, me vranësira, intervale me diell dhe reshje shiu, të cilat pritet të jenë veçanërisht të pranishme të martën dhe të premten. Temperaturat do të pësojnë luhatje, ndërsa era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe verilindja me intensitet të ulët deri mesatar.

Të hënën pritet mot i vranët me temperatura minimale që do të lëvizin nga 6-9 gradë Celcius kurse maksimalet nga 13-18 gradë Celcius.

Të martën pritet të ketë mot të vranët me reshje shiu me temperatura që do të lëvizin nga 5-9 gradë Celcius minimalet, kurse maksimalet nga 7 deri 12 gradë Celcius.

Gjatë ditës së mërkurë pritet mot i vranët me intervale dielli me temperaturat minimale që pritet të varijojnë nga 4-6 gradë Celcius kurse maksimalet nga 10 der 14 gradë Celcius.

Ditën e enjte pritet mot me diell dhe vranësira të shpërndara me temperatura minimale 4-6 gradë Celcius, kurse temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 16 deri 19 gradë Celcius.

Të premten pritet mot me diell dhe vranësira të ndryshueshme të cilat mund të krijojnë edhe reshje shiu, kurse temperaturat minimale pritet të sillen nga 3-6 gradë Celcius kurse maksimalet nga 12 deri 15 gradë Celcius.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.