KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Gjumi i të rinjve mund të dëmtohet nga nxehtësia, drita dhe zhurma

Gjumi i të rinjve mund të dëmtohet nga nxehtësia, drita dhe zhurma

Një studim i ri ka treguar se cilësia e gjumit te të rinjtë mund të ndikohet ndjeshëm nga kushtet e dhomës, edhe kur numri total i orëve të gjumit nuk ndryshon shumë.

Studiuesit analizuan 372 të rinj me moshë mesatare 22 vjeç për 14 ditë. Ata zbuluan se dhomat shumë të ndriçuara, të nxehta ose të zhurmshme lidhen me gjumë më të dobët dhe më shumë zgjime gjatë natës, shkruan Medical Xpress, transmeton Gazeta Shneta.Në rastin e dritës së tepërt, pjesëmarrësit kishin tendencë të flinin më vonë dhe të qëndronin më gjatë zgjuar gjatë natës. Nxehtësia dhe zhurma gjithashtu u shoqëruan me ulje të cilësisë së gjumit.

Studiuesit theksojnë se gjumi nuk duhet të vlerësohet vetëm nga numri i orëve. Koha për të fjetur, zgjimet gjatë natës dhe cilësia e pushimit janë gjithashtu pjesë e rëndësishme e gjumit të shëndetshëm.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.