Pantallonat e gjera po rikthehen fuqishëm në garderobat e sezonit të vjeshtës, duke sjellë një alternativë elegante dhe më komode për përditshmërinë.
Modelet me bel të lartë dhe këmbë të gjera janë ndër zgjedhjet që po marrin më shumë vëmendje, ndërsa mund të përshtaten lehtësisht me stile të ndryshme.
Për një pamje elegante, ato mund të kombinohen me një këmishë të futur brenda dhe një palë këpucë me taka.
Foto ilustruese
Ndërsa për një veshje më të thjeshtë, një triko e rehatshme dhe atlete janë një zgjedhje ideale.
Një tjetër avantazh i këtij modeli është se mund të përdoret si në ambientet e punës, ashtu edhe në një dalje me miqtë.
Ekspertët e modës sugjerojnë që, kur vishni pantallona shumë të gjera, pjesa e sipërme të jetë pak më e strukturuar për të krijuar një pamje të balancuar.
Nëse dëshironi të provoni një nga tendencat më praktike të sezonit, pantallonat e gjera mund të jenë zgjedhja që i jep gardërobës tuaj një pamje moderne pa sakrifikuar rehatinë. /Telegrafi/