Prishtina e ka shijuar barazimin e parë të sezonit, për të ndarë pikët në shtëpi ndaj Dukagjinit.
“Bardhëkaltërit” ishin më të mirë për të krijuar rastet më të mira, megjithatë dështuan t’i finalizojnë, me epilogun përfundimtar që doli të jetë 0-0.
Në sfidën e zhvilluar në “Kampin Nacional” në Hajvali, Prishtina krijoi disa aksione të bukura por assesi s’ia doli ta thyejë mbrojtjen e klubit nga Klina.
Ndërkohë, edhe Dukagjini kishte disa raste shënimi mirëpo edhe këtyre iu “goditja finale”.
Kësisoj, Prishtina qëndron në pozitën e dytë me 19 pikë ndërsa Dukagjini në pozitën e tretë me 13 sosh./Telegrafi/