HAZ dhe BLLIND kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor, të titulluar Piranja, një këngë që i kushtohet dashurisë dhe vjen e shoqëruar me një videoklip ku në qendër janë dy artistët dhe një modele në rolin e protagonistes.
Videoklipi sjell një histori me tematikë romantike, ku modelja bëhet pjesë e rrëfimit vizual, ndërsa dyshja interpreton projektin e ri.
Prodhimi muzikor është realizuar nga Greckoe, tekstin e kanë shkruar HAZ dhe BLLIND, ndërsa për kamerën dhe kolorimin është kujdesur Nok Selmani.
Montazhi i videoklipit mban firmën e Venhar Mehmetit.
Me Piranja, dy artistët sjellin një tjetër bashkëpunim për publikun, duke ndërthurur muzikën me një videoklip ku dashuria është tema kryesore. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com