Komuna e Prizrenit ka njoftuar se në lagjen Ortakoll ka nisur largimi i kubëzave për rehabilitimin dhe asfaltimin e rrugës “Shkëlzen e Luan Krasniqi”, pas përfundimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit.
Sipas njoftimit, drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, ka përcjellë nga afër fillimin e punimeve në këtë segment rrugor.
Projekti synon të mundësojë qarkullim më të lehtë dhe më të sigurt për banorët dhe pjesëmarrësit në trafik. /Telegrafi/