Deklarata e ish-kryediplomatit serb, Ivica Daçiq, se flamuri serb do të valojë një ditë mbi Prizren, ka nxitur reagimin e ish-ministrit gjerman për Europën, Michael Roth, i cili ka paralajmëruar për rrezikun e pretendimeve territoriale ndaj vendeve fqinje.
Përmes një postimi në platformën X, Roth e ka kritikuar ashpër deklaratën e Daçiqit, duke e cilësuar atë si shqetësuese.
“E mjera Serbi! Ivica Daçiq dëshiron që flamuri serb të valojë mbi Prizren. Pretendimet territoriale ndaj një vendi fqinj më lënë pa fjalë”, ka shkruar Roth.
Ai u ka bërë thirrje votuesve serbë që të jenë të vetëdijshëm për drejtimin politik që po mbështesin në zgjedhjet e 25 tetorit, duke vlerësuar se kjo qasje e largon Serbinë nga integrimi europian.
“Kjo rrugë çon drejt luftës. Ajo nuk çon drejt BE-së. Mjaft më me para të BE-së për Serbinë!”, ka shkruar Roth, duke kërkuar ndalimin e fondeve europiane për Serbinë./Telegrafi/